Anëtari i Inspire Institute, Ylli Sadikaj, ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin e Vjenës, në fushën e shkencave kompjuterike.
Punimi i tij i doktoratës, “Joint Multi-modal Representations for Clustering and Anomaly Detection”, i realizuar nën udhëheqjen e Prof. Claudia Plant në grupin hulumtues Data Mining and Machine Learning, trajton një nga sfidat qendrore të inteligjencës artificiale sot: si të nxirren njohuri nga të dhëna komplekse që vijnë nga burime e forma të ndryshme, siç janë grafet me shumë lloje lidhjesh, imazhet apo teksti. Në disertacion janë përmbledhur gjashtë punime të publikuara në konferenca kryesore ndërkombëtare (KDD, WWW, ICDM dhe ICCV), me zbatime që shtrihen nga grafet komplekse dhe komunikimi në qendrat e të dhënave, deri te sistemet e rekomandimit dhe zbulimi vizual i anomalive. Dy prej kontributeve kryesore janë:
1. Përfaqësimi i përbashkët i grafeve multiplex me atribute (network embedding):
Në grafet multiplex, të njëjtat entitete lidhen në mënyra të ndryshme (p.sh. përmes miqësisë, punës ose interesave) dhe secila nyje ka karakteristikat e veta. Ylli ka zhvilluar metoda që i përfaqësojnë (embedding) së bashku nyjet, atributet dhe, kur ka, etiketat e klasave (class-labels) në një hapësirë me pak dimensione:
2. Zbulimi dhe segmentimi vizual i anomalive:
Në prodhim nuk mjafton të dihet nëse një produkt ka defekt, por edhe çfarë lloji defekti ka (p.sh. i përkulur, i prerë apo i gërvishtur). MultiADS (ICCV 2025) është një qasje zero-shot, pra funksionon pa shembuj vizualë paraprakë të defekteve të reja. Ajo kombinon analizën e imazhit me përshkrime tekstuale të llojeve të defekteve dhe poashtu:
Një prej punimeve të tij, SpectralMix, është shpërblyer me çmimin “Best Student Paper” në KDD 2021, një nga konferencat kryesore botërore në fushën e data mining dhe shkencës së të dhënave. Ky çmim është një njohje e lartë për cilësinë e hulumtimit të tij. Gjatë doktoratës, Ylli ka zgjeruar punën kërkimore edhe jashtë Universitetit të Vjenës, me një qëndrim kërkimor në University of Michigan, i mbështetur nga Austrian Marshall Plan Foundation, si dhe me një periudhë kërkimore në Bosch Center for AI, qendrën kërkimore të kompanisë Bosch për inteligjencën artificiale, ku kërkimi akademik takohet me sfidat reale të industrisë.
Urime, Dr. Ylli!
#InspireInstitute #AI #Inovacion #Kërkim #Hulumtim
Nuk ka komente ende.