Prof. Asoc. Dr. Blerina Vika është e angazhuar pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ajo është diplomuar në programin master në Sisteme Informatike të Avancuara dhe ka përfunduar studimet e doktoratës në Sisteme Informacioni në Universitetin e Tiranës. Interesat e saj kërkimore përfshijnë fushat e Analizës dhe hartimit të algoritmeve, Struktura e të Dhënave dhe Inteligjencës Artificiale. Një pjesë e konsiderueshme e punës së saj është përqendruar në kuptimin, projektimin dhe vlerësimin e performancës së sistemeve inteligjente, kryesisht përmes aplikimit të teknikave të mesimit automatik, statistikës dhe analizës së performancës.
Vitet e fundit, Dr. Blerina është fokusuar në parashikimin dhe klasifikimin përmes Rrjeteve Nervore, për të shprehur, analizuar dhe hartuar sisteme të automatizuara. Ajo ka bashkëpunuar ngushtësisht me kërkues nga fusha të ndryshme të shkencave kompjuterike, ekonomike etj.
Dr. Vika ka qenë gjithashtu pjesë e projekteve të rëndësishme të fokusuara në krijimin e moduleve të trajnimit STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Arte dhe Matematikë) për mësuesit, duke kontribuar në përmirësimin e metodologjive arsimore dhe nxitjen e inovacionit në praktikat e mësimdhënies. Ajo ka qenë gjithashtu një ndër trajnerët e studentëve në projekte të suksesshme ku sipërmarrës të ndryshëm bashkëpunuan me studentë për realizimin e projekteve praktike të inovacionit dixhital.
Aktualisht, Dr. Vika është pjesë aktive e disa projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare të fokusuara në edukim, në përdorimin e Inteligjencës Artificiale në fusha të ndryshme, si dhe në promovimin e përdorimit të saktë, etik dhe të sigurt të IA-së në fushën e edukimit. Ky angazhim reflekton interesin e saj të vazhdueshëm për të lidhur kërkimin shkencor me praktikat pedagogjike, duke kontribuar në formimin e politikave dhe metodologjive që sigurojnë përdorim e përgjegjshëm të teknologjive të reja në mësimdhënie.
Përveç angazhimit të saj kërkimor, ajo ka edhe një përvojë të gjerë profesionale si zhvilluese softueri dhe eksperte në mësimin automatik, duke mbuluar aspekte të ndryshme të analizës, projektimit dhe zbatimit të softuerit.